Ish-lojtari i hendbollit dhe trajneri i njohur shqiptar, Afrim Qorrolli ka humbur jetën në moshën 58-vjeçare.
Kushëriri i tij Milazim Qorrolli ka konfirmuar lajmin e hidhur me një postim prekës në rrjete sociale ku thotë se ish-trajneri ishte infektuar me Covid.
Postimi i plotë:
“Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! Virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën! Vështirë të shkruash fjalë përkujtimi për ty!
Ike e na le pergjithmonë të pikelluar! Ishe i hareshëm e sharmant, aty ku ishe ti gjithmonë mbretëronte gjallëria e atmosfera, kishe aq shumë energji pozitive, ishe i dashur për të gjithë, ishe sportist, prind, vëlla e kusheri i dashur!
U prefshë në paqe o sharmanti jonë !”