Të jesh grua është një sfidë që kurrë nuk bëhet e mërzitshme, kërkon guxim dhe forcë, në zemër dhe në shpirt.
Çdo ditë, për gratë, është një aventurë, e cila na mbërthen dhe nganjëherë na bën të humbasim brenda rolit që shoqëria ka përcaktuar për ne: nënën, gruan, motrën, shoqen, të dashurën.
E vërteta është se, që të jemi të kënaqur me veten dhe me të tjerët, ne vetëm duhet të duam dhe të dëgjojmë atë që na thotë zemra, pa hequr dorë nga emocionet tona.
Sidoqoftë, në radhë të parë, gjithmonë duhet të jemi ne vetë. Edhe në rastin e takimeve me burra, është e rëndësishme të sillemi gjithmonë si një xhevahir i rrallë, sepse gjithçka që kemi në zemrat tona është më e vlefshme se çdo gjë tjetër.
Çdo grua trime është e pavarur. Kjo ndoshta do të trembë njerëzit që janë rreth jush në fillim, t’i bëjë ata të largohen, por vetëm ata që qëndrojnë do të japin prova se dëshirojnë të njohin dhe kuptojnë universin e shumëllojshëm që keni brenda.
Kur të filloni një marrëdhënie, gjithmonë jini të sinqerta me veten dhe me personin pranë jush, por kurrë mos e humbni dinjitetin tuaj, nëse e bëni, ju humbni veten.
Nëse dikush ju tradhton, nëse ju lëndon, përballuni me dhimbjen, kaloni përmes saj, por me kthjelltësi dhe pastaj filloni të rridhni përsëri, si uji.
Ajo që gjithmonë duhet të mbani në mendje gjatë aventurës së jetës suaj është se të jesh femër dhe të jesh grua janë dy gjëra të dallueshme. Mos bini në stereotipet e mashkullit Alfa dhe femrës që duhet të lavdërojë burrërinë e tij, as edhe të atyre që dëshirojnë të marrin gjithçka, pa dhënë asgjë në këmbim.
Besoni në veten tuaj: vetëvlerësimi ka vlerë më shumë se një trup i bukur. Për më tepër, një grua e sigurt në vete ka magnetizëm të fortë e mund ta rrethojë veten me njerëz që e respektojnë atë vërtetë.
Këto gra të forta dhe të pavarura kanë shumë qëllime: të studiojnë, të punojnë dhe të udhëtojnë.
Të jesh një grua sot do të thotë përballje me shumë sfida, para së gjithash, ajo që ka të bëjë me botën që na rrethon. Mos harroni që gjithmonë të jeni gjithçka që dëshironi në shoqëri, duke shmangur stereotipet dhe ndiqni lumturinë, thjesht duke bërë atë që doni. / MeB