Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se ka gjetur dashurinë me regjisorin dhe drejtuesin artistik greko-francez, Romain Gavras.
Sipas burimeve thuhet se ajo dhe regjisori kanë katër muaj bashkë dhe marrëdhënia e tyre është shumë serioze.
Gjatë fundjavës Rita doli për një darkë me miqtë më të mirë, duke përfshirë shqiptarin Faton Gashi dhe me të dashurin e saj.
“Rita po shëtiste në qytet me miqtë e saj, përfshirë Fatonin. Por ajo është në një lidhje serioze me Romain dhe plotësisht e dashuruar me të. Kjo është hera e parë që pas shumë kohësh këngëtarja është në një marrëdhënie serioze”, ka thënë një person i afërt i Rita Orës.
Raiffesien Bank brenda artikujve
Vitin e kaluar Rita Ora u nda ish i dashuri i saj, tekstshkruesi Andrew Watt. Më parë ajo ka pasur lidhje me personazhe të tjerë shumë të famshëm si Blink 182’s Travis Barker, James Arthur dhe Calvin Harris.