Loading...

OFL iu kërkon 4 personave të deklarojnë pasurinë! (Emrat..Vrasje dhe drogë)

Katër persona në Kavajë dhe Tiranë, duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre, pas dyshimeve se është fryt i aktivitetit kriminal.

Bëhet fjalë për Arjan Begaj, Ermal Lusha, Poliksen Muçollarin dhe Eduart Sallakun të shënjestruar nga Operacioni Forca e Ligjit, të dënuar për vrasje dhe drogë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

-Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com