Modernizimi i Emergjencave Civile po vijon me pajisjen e këtyre strukturave me bazë logjistike të nivelit të parë të standardeve më të mira ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto nga pajisjet e reja dhe stërvitja në bazë të protokolleve të reja me të gjitha standardet ndërkombëtare.
“Vijon modernizimi i forcës sonë të Emergjencave Kombëtare, të cilat po plotësohen me një bazë logjistike të nivelit të parë dhe kanë nisur edhe stërvitjet në bazë të protokolleve të reja me të gjitha standardet ndërkombëtare”,- tha Rama.
Në muajin prill Emergjencat Civile u pajisën me flotën e re të autoambulancave, të cilat erdhën nga Turqia./atsh