Loading...

Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19/ Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja!

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë në luftë me COVID-19”.

Ky është mesazhi optimist i kryeinfermieres së spitalit Infektiv Ana Luca e cila së bashku me mjekë e infermierë të tjerë prej muajsh janë në vijën e parë në luftë me koronavirusin.

Luca ka publikuar edhe një video teksa tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavionin ku pacientë të prekur me COVID-19 po marrin shërbimin shëndetësor.

Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj, por edhe mos përhapjen e virusit.

Luca shprehet se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në luftë me COVID-19. Të heshtur e të përkushtuar. Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor”, shprehet ajo.

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31”, thekson Luca duke cituar Biblën./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com