Loading...

Meksika e mbyll në avantazh pjesën e parë

TIRANË, 23 qershor/ATSH-A. Fortuzi/- Meksika ka triumfuar në 45 minutat e para të sfidës me Korenë e Jugut. Skuadra nga Amerika Latine është shfaqur më e ftohtë dhe më e saktë se aziatikët të cilët u dukët të nxituar në kërkim të golit.

Skuadra e Koresë së Jugut ndoshta dhe se vinte nga një humbje përballë Suedisë, kërkojë me ngul që në minutat e para të gjente golin, duke krijuar jo pak raste, por qetësia e meksikanëve, siç edhe u vu re në sfidën e parë përballë kampionëve të botës, së Gjermanisë, ku fituan 1-0, rezultuan efikase.

Goli për latinët u shënua në minutën e 25’, falë një penalltie të goditur nga Carlos Vela.

Momentalisht klasifikimi në grupin F është Meksika në vendin e parë me 6 pikë, Suedia në vendin e dytë me tre pikë dhe më pas janë Gjermania e Koreja e Jugut me nga 0 pikë. Ky rezultate fut në telashe kampionët e botës, që do ti duhet të fitojnë në mbrëmje përballë Suedisë me çdo kusht për tu kualifikuar./e.caushi/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com