Loading...

Mbrojtësi shqiptar pranë “Interit”, edhe “Lacio” në garë

“Lacio” dhe “Inter” janë në duel për të fituar shërbimet e mbrojtësit shqiptarë, Marash Kumbulla.

Talenti i “Veronës” në Seria A, ka mrekulluar këtë sezon dhe kërkohet nga shumë skuadra, mes tyre edhe “Juventus” kampion i Italisë në fuqi, por duket se më të vendosura se bardhezinjtë në këtë garë janë “Lacio” dhe “Inter”, duke parë që zonja e vjetër ka një numër të mbrojtësish qendre në dispozicion.

Mediet italiane kanë raportuar se gjatë ditën së shtunë, zikaltrit kanë mbajtur një tjetër raund bisedimesh me drejtuesit e “Veronës”, pasi aktualisht po punohet për të gjetur formulën e duhur të transferimit dhe lojtarët që do të përfshihen në marrëveshje. Sipas kësaj medie, rezulton se “Inter” ka gjetur dakordësinë me Kumbullën dhe tani pret vetëm dritën jeshile të skuadrës së Veronës, e cila shpreson në një marrëveshje ku përfshihet lënia e futbollistit edhe për një sezon tek “Verona”.

“Lacio” është skuadra tjetër në gjurmët e Marash Kumbulla-s, që debutoi këtë sezon në Serinë A dhe mori një fanellë titullari te “Verona”. “Lacio” kërkon fillimisht të gjej ujdinë me skuadrën e “Veronës” dhe ti vë stërkëmbësin ofensivës së “Interit”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com