Loading...

Kim: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti kompetencë të miratojë legjislacionin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka nënvizuar gjatë takimeve me krerët e politikës shqiptare tri pika ku theksohet se, “marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”.

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA.

“Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndërpartiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”, përfundon deklarata./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com