Koronavirusi po rishfaqet ngadalë në të gjitha zonat e Italisë dhe gjatë 24 orëve të fundit vetëm një rajon, ai i Valle d’Aostas ka regjistruar zero raste të reja.
Pozitivët janë 306 dhe viktimat 10, më pak se mesatarja e korrikut, por shqetësimi është se shpërthimet që përhapen në të gjithë gadishullin.
”Edhe për gjurmimin e të infektuarve nuk duket se është e mundur të mbështetesh tek aplikacioni ‘Immuni’, i shkarkuar nga 12% e atyre që kanë një smartfon”, sipas ministres së Inovacionit Paola Pisano.
Rajoni i Lombardisë mbetet ende më i prekuri nga Covid-19.
Problemi është edhe shpërthimi i ri nga rastet e rihyrjes në vend nga jashtë./atsh