Loading...

I dogjën mjetin luksoz në Vlorë, pronari nga Maqedonia deklaron: Kkamerat e sigurisë …

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Vlorë, ku është shkrumbuar një makinë luksoze tip “Audi”.

Mësohet se i përket një pushuesi nga Maqedonia e Veriut, që kishte ardhur në qytetin bregdetar për pushime prej katër ditësh. Duke folur për gazetarin e “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, pronari i mjetit thekson se nuk ka dyshime për ngjarjen, pasi nuk ka zënka me asnjë.

“Unë nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd.

Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur”, thekson ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com