Shqipëria vijon të përballet me një situatë të rëndë shëndetësore nga Covid-19, duke shkaktuar rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja.
Për epidemiologen e ISHP Eugena Tomini, kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara, por edhe me pacientët e shtruar në spital.
Eugena Tomini: ”Kjo tendencë në rritje është reflektuar jo vetëm me rastet pozitive të konfirmuara por dhe me hospitalizime. Zbatimi i një distance fizike, por njëkohësisht edhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, do të na mundësojë që ta ulim këtë trend, përkundrejt zbatimit të këtyre masave. Duhet të kthehet në një rutinë, mjeti i higjienës personale dhe mbajtja e maskave, në të gjitha ambientet e mbyllura.”
Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, Tomini tha se protokolli i sigurisë është i njëjtë për të gjithë, dhe se Covid-19 nuk përzgjedh nëse je deputet, kryetar bashkie apo popullatë e thjeshtë.
Ajo thekson domosdoshmërinë për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, dhe për të respektuar distancën fizike.
Eugena Tomini: ‘‘Protokolli i sigurisë është unik për të gjithë popullatën, protokolli është i barabartë për të gjithë, Covid-19 nuk përzgjedh nëse je deputet, kryetar bashkie apo popullatë e thjeshtë. Zbatimi i protokollit të sigurisë është për të gjithë njësoj. Rekomandimet kanë qenë specifikisht për të gjithë popullatën, por në veçanti edhe për grupet të cilat kanë qenë vulnerabël. Mbajtja e maskës është një detyrim i të gjithëve, në të gjitha mabientet e mbyllura, takimet duhet të mbahen në distancë 1.5-2 metra. Janë disa kritere, ku të gjithë ne jemi të përgjegjshëm, përkundrejt detyrimit të shëndetit personal por edhe shëndetit të të afërmve.”
Sipas Tomnit, nuk ka patur mungesë testesh, qoftë ato serologjike apo dhe të atyre konfirmues.
Eugena Tomini: ”Nuk është diskutuar nga ana e bluzave të bardha për mungesë logjistike apo për mungesë të personelit shëndetësor, qoftë për sa i përket linjës së parë në spitalet covid, por edhe në gjurmimin dhe ndjekjen e kontakteve. Laboratori i Virologjisë në ISHP dhe i Mirkobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, sigurisht që nuk është ndjerë mungesa e testit, qoftë serologjik, apo testi konfirmues.
Tomini u shpreh se fasha e të prekurve me Covid-19 është rritur, dhe mosha mesatare është 44-45,2 vjeç.
Eugena Tomini: ‘‘Mosha mesatare e të prekurve me Covid-19 është 44-45,2 vjeç. Kemi një zgjerim të fashës së prekur. Jo vetëm të rasteve të cilët janë shtruar në spital, por edhe të rasteve që janë në izolim me simptoma më të moderuara në krahasim me personat që kanë kërkuar hospitalizim. Realisht kemi pasur vdekje në moshat e reja, në të cilat Covid ka shfaqur agrisivitet. Është kjo grupmoshë, ku pas vendimit të qeverisë pas një vlerësimi në lokalet e natës, dhe beach baret nga ISHSH, ekspertët arritën në vlerësimin e situatës, sepse vera ka ardhur në pikun e saj, e grupet e reja shoqërore bëhen burim i rëndësisshëm i Covid-19. Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara, por kjo grupmoshë që është aktive, grupe të rinjsh, bëhen transmetues.”