Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.
“Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin”, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza. Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament. Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`I lejonte ministrave përballjen me krizën e koronavirusit.
Ajo duhet të zgjaste 6 muaj, dhe përfundon në fund të korrikut. Sipas një ligji të vitit 1992, ekzekutivi mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për “fatkeqësi natyrore, katastrofa apo evente të ngjashme, të cilat duhet të përballohen me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme” edhe pa dritën jeshile të ligjvënësve dhe në një rast të tillë, ajo mund jetë në fuqi për 12 muaj. Por opozitarë si Matteo Salvini pretendojnë se “ nuk ka emergjencë shëndetësore”. Sipas kreut të Legës, “kush kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, është armik I Italisë”! Giorgia Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d`Italia”, deklaroi disa kohë më parë se “ janë gati të ngrenë edhe barrikada në rrugë” kundër zgjatjes së mëtejshme të situatës së emergjencës.