Çudi , pse kaq më josh qyteti i Vlorës,
Me ndonjë labkë në bregdet s’kam fjetur,
Në fëmiri s’jam fshehur mes vaporësh,
Me kapedanët në rini s’jam dehur.
Çudi, pse kaq më josh qyteti i Vlorës ,
Shëllirë e detit s’më ka rrjedhur zverkut
Dhe as kam pritur brigjeve shkëmborë
Të tretej nën fenerët dhjami i peshkut.
Çudi , pse kaq më josh qyteti i Vlorës,
Ullinj s’kam mbledhur kurrë nga kjo anë,
Veç më mësonte gjyshi im i gjorë
Në fshat një valle për Selam Musanë!
Dritëro Agolli – 1994