Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
“Mos e ulni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlonge dhe në çdo ambient. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht mas kë. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19”, apeloi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH, nëse udhëtoni duhet te ndiqni këto hapa: Mbani distancë ose vendosni maskë, lani duart ose vendosni dezinfektantë. /atsh