Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha sot se zgjatja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, e lidhur me pandeminë e COVID-19, është e pashmangshme.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme do të paralizojë tërë sistemin e mbrojtjes dhe të parandalimit, i ndërtuar në këta muaj të fundit të vështirë”, tha kryeministri.
Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme e Italisë skadon më 31 korrik.
Conte shtoi se qeveria po konsideron një zgjatje të saj deri në tetor, por, gjithashtu, ajo është e hapur për sugjerime alternative nga parlamenti./atsh