Lorenc Trashi largohet pas 6 viteve nga “Partizani”. Futbollisti do të vijojë në Kuvajt te 17 herë kampionët, skuadra e “Qadsia SC”, ku ka firmosur për 5 vitet e ardhshme
“Klubi i “Partizanit” njoftoi sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin “Al Qadsia Sporting Club” të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet t’i bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen”, bën me dije “Partizani’.
“Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin “Al Qadsia”, me të cilin ka nënshkruar një kontrate 5 vjeçare.
28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me “Partizanin”, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt”,-sqaroi “Partizani”.
Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit. FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanelën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re. /atsh