Loading...

OBSH: Rezervat globale të oksigjenit mjekësor po mbarojnë

Oksigjeni mjekësor për pacientët me simptoma të rënda të COVID-19 po mbaron, ndërkohë që një milion raste të reja infektimi janë regjistruar aktualisht në të gjithë botën, paralajmëroi sot kreu i Shëndetësisë i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Raporti global për sëmundjen e koronavirusit të ri pritet të arrijë në 10 milionë javën e ardhshme”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Kërkesa, aktualisht, po e tejkalon furnizimin me oksigjen”, shtoi Ghebreyesus.

OBSH-ja vlerëson se bota ka nevojë, aktualisht, për rreth 620 000 metra kub oksigjen në ditë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com