Pandemia e COVID-19 është ende shumë larg të qenët e mbaruar, madje edhe po përshpejtohet, paralajmëroi sot Organizatën Botërore e Shëndetit (OBSH), duke i bërë thirrje botës të veprojë tani pa pritur një vaksinë.
“Gjashtë muaj më parë, askush nga ne nuk mund ta imagjinonte sesi bota dhe jeta jonë do të ndikoheshin nga ky virus i ri”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për shtyp.
“Ne të gjithë duam që të përfundojë, të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë, por realiteti i ashpër është se kjo gjë është ende shumë larg”, shtoi kreu i OBSH-së.
Ghebreyesus përsëriti, gjithashtu, edhe se pandemia tani po përshpejtohet.
Ai u bëri thirrje qeverive të testojnë, gjurmojnë, izolojnë dhe të karantinojnë, duke i kërkuar popullsisë të ndjekë masat higjieno-ligjore, të vërë një maskë kur është e nevojshme dhe të respektojë rregullat e distancimit shoqëror/atsh