Loading...

Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv, asimptomatik nga COVID-19

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit Infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen.

88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com