Më shumë se 7 169 550 raste infektimi dhe 407 914 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 3 148 200 sot konsiderohen të shëruar
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 653 vdekje të reja dhe 102 424 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 679 SHBA me 604 dhe Meksika me 354.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 043 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 351 të shëruar. 3 raste infektimi u regjistruan midis të hënës dhe të martës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 968 221 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 111 375 vdekje dhe 518 522 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 883 vdekje për 289 140 raste, Brazili me 37 134 vdekje për 707 412 raste Italia me 34 043 vdekje për 235 561 raste dhe Franca me 29 296 të vdekur për 191 394 raste.
Europa – 2 308 977 raste (184 807 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 2 064 835 raste (119 316 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 365 832 raste (67 191 viktima).
Azia – 719 876 raste (20 167 viktima).
Lindja e Mesme – 499 044 raste (10 790 viktima).
Afrika – 202 345 raste (5 512 viktima).
Oqeania – 8 648 raste (131 viktima). /atsh