Në raundin e fundit të testimeve për COVID-19 nuk u regjistrua asnjë rast pozitiv, njoftoi Premier League.
Premier League tha se më 4 dhe 5 qershor zhvilloi teste për 1 195 lojtarët dhe stafin e klubit.
Që prej fillimit të testimit në klube, më 17 dhe 18 maj, është regjistruar një total prej 13 rastesh positive me koronavirus.
Sezoni i Premier League do të rinisë më 17 qershor, por pas dyerve të mbyllura./atsh