Presidenti Ilir Meta tha sot se ndërsa po fitojmë betejën me virusin COVID-19, sëmundja procesionarien po helmon pishat në Korçë.
Presidenti Ilir Meta ndërsa ndodhet për të vizituar Kolonjën, u shpreh se ne po fitojmë betejën me pandeminë, pro një virus tjetër duhet luftuar për të mbrojtur natyrën.
“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit”, tha ai.
Po ashtu, Meta shtoi se “vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë”. /atsh