Loading...

Rama: Gëzuar Ditën e Europës

Dita e Europës që mbahet çdo vit më 9 maj, kremton paqen dhe unitetin në Europë. Por ky vit është i veçantë edhe për vendin tonë. “ Dita e Europës”, këtë vit nderon solidaritetin midis Europës dhe Shqipërisë në përballjen me krizën aktuale të COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Europës me himnin europian, një pjesë nga preludi i “Odës së Gëzimit” të simfonisë së 9-të të Bethovenit.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, ndërsa në mars të këtij viti Këshilli i ri Europian vendosi nisjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

9 maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit. Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik në Europë, e cila luftërat mes popujve të Europës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Europian. Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera europiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.

Ai propozoi krijimin e një institucioni europian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake. Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 Majin si “Dita e Europës”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com