Loading...

Papa Françesku thirrje BE-së për solidaritet në përballjen me pasojat e pandemisë

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian të punojnë së bashku për t’u ballafaquar me pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Papa Françesku vuri në dukje gjatë meshës së tij të së dielës se kanë kaluar 75 vjet pasi Europa filloi procesin sfidues të pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore.

uAi tha se procesi nxiti integrimin evropian dhe “periudhën e gjatë të stabilitetit dhe paqes nga e cila përfitojmë sot”.

Ai u lut që e njëjta frymë që frymëzoi përpjekjet e integrimit europian “të mos dështojë, por të frymëzojë të gjithë ata që kanë përgjegjësi në BE të ballafaqohen me urgjencën e koronavirusit në një frymë harmonie dhe bashkëpunimi”.

Gjatë pandemisë, vendet më të goditura si Italia dhe Spanja kanë insistuar që liderët e BE-së të demonstrojnë solidaritet./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com