Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të prekurve 820.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në deklaratën e përditshme të saj për mediet, bëri të ditur të martën, se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 17 raste të reja, duke e rritur numrin e të prekurve nga COVID-19 në 820 në vendin tonë .
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri të ditur se, ” gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren”.
“Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë”,- tha Fico.
“Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë”, apeloi Fico.
Në përfundim, Fico ftoi qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. “Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1/atsh