Më shumë se një milionë e gjysmë raste të infektuar me koronavirusin e ri u diagnostikuan zyrtarisht në Europë, pothuajse gjysma e totalit botëror, sipas të dhënave zyrtare.
Me të paktën 1 506 853 raste për 140 260 të vdekur, Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19.
Në total në botë janë regjistruar 3 350 224 raste dhe 238 334 të vdekur.
Spanja me 215 216 raste dhe 24 824 të vdekur, Italia me 207 428 raste dhe 28 236 të vdekur, Britania e Madhe me 177 454 raste dhe 27 510 të vdekur, Franca me 167 346 raste dhe 24 594 të vdekur dhe Gjermania me 161 703 raste dhe 6 575 të vdekur janë pesë vendet europiane që numërojnë zyrtarisht më shumë se 150 000 raste në territorin e tyre, ndërkohë që Rusia me 124 054 raste dhe 1 222 të vdekur është vendi që regjistron aktualisht numrin më të madhe ditor të rasteve të reja.
Ky numër rastesh të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të të kontaminuarve pasi shumë vende testojnë tashmë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor./atsh