Një zyrtar i lartë italian ka premtuar luftë kundër spekulimeve me maskat për fytyrën gjatë pandemisë së koronavirusit, falë kontrolleve të çmimeve nga ana e qeverisë.
“Spekulimet do të marrin fund, qytetarët do të paguajnë një çmim të arsyeshëm”, tha sot komisioneri qeveritar i sektorit të shëndetit, Domenico Arcuri në një konferencë shtypi.
Në fillim të kësaj jave, Arcuri vendosi një çmim maksimal prej 0,50 euro (0,55 dollarë), pa përfshirë taksën e shitjes, për maskat kirurgjikale, lloji më i thjeshtë dhe më i lirë që përdoret kundër virusit.
Por, ka shqetësime që pak shitës me pakicë do të dëshironin ta shesin me atë çmim, pasi shumë prej tyre blenë maska me një çmim më të lartë dhe për këtë arsye do të pësonin humbje.
Arcuri tha se ai nënshkroi një marrëveshje për shitjen e maska me çmim të rregulluar.
“Askush nuk do të pësojë humbje dhe “të gjithë do të fitojnë, asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Arcuri.
Rritja e çmimeve dhe mungesat e maskave kanë qenë një problem i madh në Itali, një nga epiqendrat e pandemisë globale të koronavirusit, me më shumë se 28 000 vdekje dhe 207 000 infeksione./atsh