Loading...

FSHF, takim me presidentët e Kategorisë Superiore/ Më 3 qershor rifillon gara

Kampionati i Kategorisë Superiore të futbollit do të rifillojë më 3 qershor dhe do të përfundojë në datën 29 korrik 2020.

Ditën e sotme në ambientet e selisë së re të FSHF-së është zhvilluar takimi midis presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u diskutua mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Në takim merrte pjesë presidenti Duka, zv.presidenti Libohova dhe sekretari i përgjithshëm Shulku.

Gjatë këtij takimi u diskutua protokolli mjekësor dhe kalendari, ku u vendos që Kategoria Superiore të rifillojë më 3 qershor dhe të përfundojë në datën 29 korrik 2020. U vendos gjithashtu që finalja e Kupës së Shqipërisë të zhvillohet në datën 2 gusht./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com