Disa dhjetëra deputetë do të jenë të gatshëm të lënë partinë e presidentit francez Emmanuel Macron ”La Republique en Marche” (LREM) për të formuar një parti më të orientuar drejt vlerave ekologjike.
Nëse grupi i ri parlamentar ka lindur, LREM nuk do të ketë më shumicën absolute të 289 parlamentarëve.
Grupi i ri do të përfshinte të larguarit nga LREM, por edhe anëtarët e formacioneve të ndryshme me ndjeshmëri ndaj çështjeve ekologjike.
Emri i grupit të ri do të ishte “Ecologie, démocratie, solidarité” dhe ndër themeluesit do të ishte Matthieu Orphelin dhe Aurélien Taché (LREM) si dhe Cédric Villani, matematikan që u paraqit në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Parisit. /atsh