Gjigandi Facebook ka prezantuar një “reagim” të ri (përkatësisht emoji) me të cilin është e mundur të tregohet vlerësim për postimet, videot dhe komentet në rrjetin social. Ky reagim është përqafimi, i cili shkon përkrah gishtit klasik lart, zemrës, të qeshurave dhe fytyrave të mahnitshme, të trishtuara dhe të zemëruara.
Ardhja e ”emoji” ishte njoftuar dy javë më parë në Twitter nga Alexandru Voica, menaxher i Facebook për rajonin Emea (Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë), i cili e kishte përshkruar piktogramin si një mjet për të “mbështetur njëri-tjetrin në këtë periudhë të paparë ”.
“Edhe nëse jemi shumë larg, do t’ia dalim së bashku”, thuhet në mesazhin që shfaqet duke zgjedhur emoji në Facebook.
”Qëllimi është t’u mundësojmë përdoruesve të “përçojnë edhe më shumë dashuri në këtë kohë kur shumë prej nesh janë shumë larg”, shtoi ai. /atsh
Loading...