Asnjëherë mos u dorëzo dhe kurrë mos u dëshpëro, është mësimi që mbretëresha Elizabeth II u kujton bashkatdhetarëve të saj përballë emergjencës së koronavirusit, duke folur në televizion me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botëro.
Sovrania 94-vjeçarare britanike, mbajti fjalimin e saj të dytë para kombit që nga shpërthimi i pandemisë, filloi duke kujtuar sesi mesazhi i sotëm transmetohet saktësisht 75 vjet pasi babai i saj, mbreti George VI, njoftoi në radio përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë.
Mbretëresha mbajti një fjalim edhe mbi pandeminë e koronavirusit disa ditë më parë.
Sovrania del rrallë në televizione dhe mban pak fjalime para kombit. /atsh