Loading...

Dita Botërore pa Duhan/ Hapa para në ndikimin e uljes së duhanpirjes

Sot në Ditën Botërore pa Duhan, COVID-19 është një arsye më shumë për të lënë këtë veprim të dëmshëm për shëndetin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në këtë ditë duhet të ngremë zërin dhe t’i themi Jo duhanit. “Të tregojmë mënyrat e manipulimit të përdorura nga kompanitë e duhanit si dhe të informojmë të rinjtë me njohuri në lidhje me dëmet dhe rreziqet e përdorimit të duhanit”, shprehet ministria.

“Po ashtu të fuqizojmë ndikimin e aktorëve me zë publik, influencuesve për të mbrojtur rininë dhe promovuar ndryshimin duke i angazhuar ata në luftën kundër duhanit”, thekson ministria.

MSHMS ka bërë hapa para në ndikimin e uljes së duhanpirjes, ku janë miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri me qëllim vënien në dukje të rrezikut të madh dhe uljen e duhanpirrjes, si dhe janë intensifikuar inspektimet nga ISHSH për konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com