Loading...

Conte: Ta kthejmë krizën në një mundësi për të transformuar shoqëritë

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi në një konference virtuale të OKB-së mbi koronavirusin, se duhet ta kthejmë krizën e shkaktuar nga COVID-19 në një mundësi për të transformuar shoqëritë.

“Italia do të veprojë në përputhje me rrethanat. Jo vetëm sepse besojmë fuqimisht te multilateralizmi efektiv, por edhe sepse ndiej një përgjegjësi të veçantë, si presidenti i ardhshëm i G20-s”, theksoi ai.

“Virusi ka treguar brishtësinë tonë globale dhe tashmë duhet të forcojmë rezistencën dhe sistemet tona shëndetësore, por gjithashtu të mbrojmë dhe rindërtojmë strukturën tonë sociale dhe ekonomike mbi një bazë të re”, shtoi Conte./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com