Loading...

Bilanci i COVID-19, më shumë se 5 747 000 raste infektimi në botë

Më shumë se 5 747 100 raste infektimi dhe 357 311 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 2 296 900 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 789 vdekje të reja dhe 107 211raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 278 Brazili me 1 086 dhe Meksika me 463.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 995 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 288 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës. 2 raste infektimi u regjistruan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 709 996 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 101 002 vdekje dhe 391 508 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 37 837 vdekje për 269 127 raste, Italia me 33 142 vdekje për 231 732 raste Franca me 28 662 vdekje për 186 238 raste dhe Spanja me 27 119 të vdekur për 237 906 raste.

Europa – 2 095 811 raste (175 760 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 798 464 raste (107 940 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 848 218 raste (45 457 viktima).

Azia – 493 292 raste (15 118 viktima).

Lindja e Mesme – 375 524 raste (9 160 viktima).

Afrika – 127 281 raste (3 744 viktima).

Oqeania – 8 517 raste (132 viktima). /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com