Më shumë se 3 479 220 raste infektimi dhe 245 576 të vdekur u regjistruan sot në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 1 063 600 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 893 vdekje të reja dhe 80 626 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 510 , Brazili me 421 dhe Britania e Madhe me 315.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 877 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 713 të shëruar. 2 raste të reja infektimi u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 148 004 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 67 155 vdekje dhe 175 382 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 28 884 vdekje për 210 717 raste, Britania e Madhe me 28 446 vdekje për 186 599 raste, Spanja me 25 264 vdekje për 217 466 raste dhe Franca me 24 895 të vdekur për 168 693 raste.
Europa – 1 546 197 raste (143 535 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 207 361 raste (70 908 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 248 359 raste (13 180 viktima).
Azia – 239 921 raste (9 089 viktima).
Lindja e Mesme – 185 142 raste (6 951 viktima).
Afrika – 44 122 raste (1 791 viktima).
Oqeania – 8 125 raste (122 viktima)./ atsh