Loading...

Arrestimi i dy efektivëve/Ndarja e Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do vijojë me rigorozitet

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj tha sot se “Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale”.

Lleshaj shton se “procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë. Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik”.

“Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë”, tha ai.

Operacioni policor i koduar “Shënmëri 2020” i shtrirë në 5 qytete për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike u finalizua me sukses duke vendosur në pranga 19 persona. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com