Loading...

Aktivitetet sportive/ Manastirliu: Jemi në një fazë me risk të lartë, nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejt të stërvitjeve

“Jemi në një fazë me risk të lartë dhe nuk mundet dot që të mendojmë për një rikthim të shpejt, qoftë edhe të stërvitjeve”, deklaroi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke folur në lidhje me sportin në këtë kohë pandemie.

Në një lidhje direkte me një studio televizive, Manastirliu tha se “duhet të kuptojmë se virusi nuk ka ikur dhe për sa kohë që vaksina nuk është gjetur ende duhet të përshtatemi me këtë normalitet të ri”.

“Unë jam vetë sportdashëse, njësoj si ata që e duan sportin edhe unë vetë, jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë. E kuptoj edhe padurimin për t’u kthyer në një normalitet, e kush nuk do të donte të kthehej në normalitet, por duhet të kuptojmë se virusi nuk ka ikur dhe për sa kohë që vaksina nuk është gjetur ende duhet të përshtatemi me këtë normalitet të ri”, tha Manastirliu.

Ajo theksoi se “edhe sektori i sportit duhet të përshtatet në këtë normalitet e të mendojmë disa faza të ngadalta për rikthimin”.

“Por për fat të keq në moment të shpejt nuk kemi ende data. Vende të ndryshme europiane i kanë shtyrë kampionatet, i kanë pezulluar ato. Jemi në diskutime me ekspertët e Komitetit Teknik të cilët e vlerësojnë se jemi në një fazë me një risk të lartë dhe nuk mundet dot që të mendojmë për një rikthim të shpejt, qoftë edhe të stërvitjeve, le më pastaj të mendojmë për aktivitetet sportive pa tifozë e të tjera alternativa që mund të lindin”, tha ajo.

Por Manastirliu theksoi se “padyshim që do të kemi të reja edhe për sportin duke parë se si do të evoluojë epidemia”.

“Ajo që mund të them është se ne bazohemi në një Komitet Ekspertësh që merr vendimet hap pas hapi sipas fazave që kemi përcaktuar në strategjinë tonë të rihapjes ku sigurisht edhe sporti ka një element të vetin. Nuk mund t’ju them dot sot nëse do të jemi strikt si Franca apo si Gjermania por besoj se në dy javët e ardhshme, pasi të vlerësojmë se si do të eci kurba epidemiologjike në vend do të kemi edhe një ide. Le të tregohemi pak të duruar”, tha ministrja.

Ajo theksoi se në këtë fazë që jemi vlerësohemi që jemi ende me risk të lartë”. “Kjo është edhe një mënyrë për të mbrojtur vetë sportistët dhe duam që nëpërmjet vendimeve që ne marrim, që deri tani kanë rezultuar vendime të drejta, sepse falë masave që morëm në kohën e duhur, ne sot kemi një ecuri të kurbës shumë më të mirë se sa shumë vende të tjera. Janë të gjitha vendime që merren duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike, në situatën në spitale, por do të duhet që të presim që kampionatët t’i shtyjmë për një moment të dytë, por gjithsesi ky vendim do të merret nga ekspertët”, tha ajo. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com