Loading...

110 887 punonjës deri tani kanë marrë “pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh

Janë 110 887 mijë punonjës që u është paguar bonusi prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare. Deri tani janë paguar rreth 4.5 miliardë lekë, nga 8.5 miliardë lekë, që është fondi total.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numri i bizneseve që kanë aplikuar llogaritet 43 102, ndërsa deri tani është miratuar kërkesa për 38 745 subjekte.

Pjesa më e madhe e përfituesve i përkasin masës së parë, që përfshin subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka lehtësuar procedurat e verifikimit për individët që mendojnë se mund të jenë përfitues të paketës së dytë të ndihmës financiare që ka akorduar qeveria duke u dhënë atyre mundësinë të plotësojnë vetëm një formular të thjeshtë dhe ta dërgojnë përmes postës elektronike./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com