Qëndra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë së kohës së rikthimit të nxënësve në shkollë, e cila nuk dihet ende. Por, janë gati të gjitha variantet, në çdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët.
Kështu u shpreh zëvëndësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga në nje nga mediet e vendit ndërsa tha se të gjitha maturantët që po mësojnë online janë duke përgatitur për provimet e maturës me programet orientuese mësimore.
“Meraku ynë apo shqetësimi ynë më i madh është që të mbyllim një vit shkollor dhe të mos ua djegim nxënësve këtë vit, sepse po themi përqindja më e madhe e temave është realizuar në muajin mars. Në 9 mars ne u shkëputëm nga mësimi direkt dhe i gjithë mësimi online e deri në përfundim, ne mendojmë që do ta kemi të fituar këtë vit shkollor për nxënësit”, u shpreh ajo.
Sipas zv.ministres, teza e maturës do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhee volumit mësimor siç e quajti ndryshe edhe Guga, një test i standartizuar.
“Meraku tjetër është matura, provimet e maturës shtetërore. Duke qenë se këta maturantë u ndodhën sivjet në rrethana jo të dëshirueshme nga të gjithë ne, ne mendojmë që edhe provimet e maturës do t’i realizojmë”, u shpreh ajo.
“Nëse do të rikthehemi në bankat e shkollës qoftë për një kohë shumë të shkurtër kohë, ne për maturantët do të përqendrojmë të gjithë punën tonë që ata të përforcojnë katër lëndët që do të jenë në provimet e maturës. Kjo do të thotë që të gjithë maturantët me mësimin online nga shtëpia janë duke përgatitur me programet orientuese për atë pjesë të programit mësimor që nënkupton klasat 10, 11 dhe 12 deri në 9 mars”, tha Guga.
“Qendra e Shërbimeve Arsimore që harton tekste për maturantët, po përgatit disa variante të mundësisë se kur ne do të kthehemi në shkolllë, gjë që akoma nuk e dimë këtë gjë por ne i kemi të gjitha variantet në cdo moment të rikthimit në shkollë, sesi do të jetë testi për maturantët. Do të jetë një tezë e reduktuar nga përmbajtja dhe volumit mësimor, do të jetë një test i cili i standartizuar. Kjo tregon që ne duam t’a bëjmë provimin e maturës shtetërore në kushte shumë të mira, në kushte të standartizuara dhe njëkohësisht nxënësit të marrin vlerësimin e duhur”, -tha Guga./atsh