Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi sot se “në javën e dytë të majit mund të kemi prezente uljen e kurbës së pandemisë së COVID-19”.
Në një lidhje direkte me një studio televizive, Tomini tha se “gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”.
“Jemi përpara projeksioneve dhe parashikimeve dhe ndërkohë ne kemi parashikuar në bazë të përllogaritjeve statistikore ndoshta ulje të kurbës epidemike në javën e dytë të majit. Mund ta kemi prezente uljen e kurbës, por gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”, tha ajo./atsh