Loading...

Të dhënat e rendisin sot Shqipërinë mes vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është fakt që të dhënat e vendit tonë, qoftë për jetët e humbura për 1 milion banorë, qoftë për nivelin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, e rendisin sot për sot Shqipërinë, në radhën e vendeve me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë situatë”.

Në një komunikim të drejtpërdrejt Kryeministri Rama duke folur për mënyrën se si do të hapemi ndaj COVID-19 tha se “sot kam pasur dy biseda shumë të dobishme me dy miq të mirë, më të zotë e më të ditur se unë, kancelarin e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë. Të dy më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë”.

“Por s’eshtë kjo arsyeja pse po ju informoj për këto dy biseda të sotme. Austria është një vend që ka një strategji thuajse të njëjtë me ne, ndërsa Suedia, e dini, është një vend që ka një strategji krejt të ndryshme,por edhe unikale , botërisht të njohur si e ndryshme nga të gjitha vendet e botës në përballimin e kësaj situate”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “dëgjova dhe shënova me vëmendje opinionet e të dy miqve, të cilat më vlejnë sikundër gjithë opinonet e marra nga ata dhe miq të tjerë gjatë gjithë ksaj kohe për të verifikuar planin tonë të hapjes mbi bazën e informacioneve të marra drejtëpërdrejt nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekjeje në vendet e tyre”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com