Loading...

“Puna në jug do të nisë shumë shpejt”, Hyseni: Saranda zonë e gjelbër, do mbushet me turistë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, tha sot se situatën e krijuar nga koronavirusi ka ndikim negativ në turizëm, por Saranda është zonë e gjelbër dhe situata do jetë e favorshme për turistët.

Duke u ndalur te turizmi, Hyseni tha se koronavirusi nuk do të ketë asnjë ndikim në sektorin e turizmit, duke shtuar se do të fillojë puna në jug shumë shpejt dhe plazhet shqiptare do të mbushen plot me shqiptarë dhe të huaj.

“Le të shpresojmë që në jug të fillojë puna sa më shpejt. Saranda fatmirësisht është zonë e gjelbër. Unë shpresoj e besoj se këtë vit, Saranda do të mbushet plot me qytetarë nga Shqipëria e jashtë saj. Unë uroj që në kulmin e sezonit të jemi në plazhe. Duhet kujdes, që të mund të shikojmë plazhet”, tha ai.

Hyseni tha se masat janë të rëndësishme dhe fal tyre, Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit.

“Masat janë të nevojshme, pasi nëse nuk merren, situata do ishte më keq. Ne kemi marrë ekspertizë nga OBSH. Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit”, u shpreh deputeti Hyseni. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com