Kreu i papatit i vlerësoi sot anëtarët e personelit shëndetësor, të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 të bashkuar me listën e “të kryqëzuarve të historisë”, gjatë një bisede telefonike në një program kushtuar të Premtes së Mirë, i cili përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.
“Mjekët, infermierët, motrat, priftërinjtë që vdiqën duke luftuar pandeminë e koronavirusit, vdiqën në front si ushtarë që dhanë jetën e tyre nga dashuria,” tha Papa Françesku për televizionin Rai1.
Mbrëmjen e sotme, nën dritën e pishtarëve, udhëheqësi shpirtëror i 1,3 miliardë katolikëve do të kremtojë “Rrugën e Kryqit” në një format të zvogëluar, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë, hyrja brenda të cilit është ndaluar nga policia.
Ai do të shoqërohet për këtë ceremoni nga një grup prej pesë të burgosurish nga një burg i Padovës dhe një grup prej pesë mjekësh dhe infermierësh të Vatikanit.
Që nga viti 1964, Rruga e Kryqit në prani të Papës është zhvilluar me mijëra besimtarë rreth amfiteatrit romak tërësisht të ndriçuar të Koloseut./atsh