Loading...

OBSH kundër ”pasaportës së imunitetit” nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po paralajmëron qeveritë kundër lëshimit të të ashtuquajturave “pasaporta imuniteti” për njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 duke thënë se nuk ka asnjë provë që një person i infektuar më parë nuk mund të sëmuret sërish.

Ka kohë që është krijuar ideja se njerëzit që mund të dëshmojnë se kanë testuar pozitiv për antitrupa kundër koronavirusit të ri mund të kthehen në punë dhe në jetën normale më shpejt se sa të tjerët.

Sipas skemës, këtyre individëve mund t’u jepet një certifikatë që i identifikon ata si imun ndaj Covid-19.

Mendimi është se me më shumë njerëz që jetojnë si ata para pandemisë, efektet ekonomike të virusit mund të zbuten.

Por, në një përmbledhje të re shkencore nga OBSH, paralajmërohet se aktualisht nuk ka asnjë provë “që njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 dhe kanë antitrupa janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë”.

Organi global shëndetësor vuri në dukje gjithashtu se disa teste të antitrupave janë hedhur në treg, por që saktësia dhe besueshmëria e tyre kanë nevojë për vlerësim të mëtejshëm.

OBSH tha që, në përgjithësi, ajo mbështet testimin për antitrupat “pasi ato janë thelbësore për të kuptuar shkallën e faktorëve të rrezikut që lidhen me infeksionin”.

Megjithatë, ajo theksoi se testimi aktual nuk mund të përcaktojë nëse antitrupat mund të parandalojnë një infeksion sekondar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com