Loading...

OBSH: Heqja e nxituar e kufizimeve mund të çojë në një rikthim vdekjeprurës të pandemisë

Një heqje e parakohshme e masave të kontrollit të marra për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri mund të çojë në një rikthim vdekjeprurës të pandemisë, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Unë e di që disa vende tashmë janë duke përgatitur kalimin në heqjen e masave kufizuese. Si të gjithë të tjerët, OBSH-ja do të dëshironte të hiqeshin kufizimet, por heqja e tyre shumë shpejt mund të rezultojë në një rikthim vdekjeprurës të pandemisë”, tha ai.

“Rikthimi mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa edhe përhapja e saj, nëse nuk menaxhohet siç duhet”, shtoi Tedros, gjatë një konference virtuale për shtyp në Gjenevë./ /ervo/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com