Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se “një kompani private zhvillon aktivitetin e saj në Librazhd, ka filluar prodhimin e maskave mbrojtëse dhe synon të arrijë një kapacitet deri në 500 mijë maska të prodhuara në një kohë të shkurtër”.
“Kompania “SV Mega”, e cila zhvillon aktivitetin e saj në Librazhd, ka filluar prodhimin e maskave mbrojtëse. Falënderime për këtë kompani, e cila deri tani ka bërë të mundur dhurimin e maskave për spitalin e Librazhdit, Komisariatin e Policisë Librazhd, si për punonjësit e shërbimeve të bashkisë Librazhd”, tha Balla.
Ai tha se “synimi i kësaj kompanie është që me eksperiencën e fituar këto ditë emergjence, të arrijë një kapacitet deri në 500 mijë maska të prodhuara në një kohë të shkurtër”.
Balla theksoi se “materialet e përdorura janë tërësisht profesionale dhe të certifikuara”. “Në bashkëpunim me partnerët në Gjermani dhe Itali synohet edhe certifikimi i plotë i gjithë produktit”, shtoi ai. //atsh