Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se “ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/“.
“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë”, tha Rama.
Kryeministri ndau letrën e Ministrisë së Brendshme drejtuar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë, mbi përdorimin e kartave të identitetit gjatë periudhës së emergjencës COVID-19./atsh