Bisha është akoma gjallë dhe ajo mund të ngrihet sërish, deklaroi guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo duke iu referuar pandemisë së koronavirusit dhe duke kërkuar që masat e lehtësimit të mos jenë të shpejta.
Shkalla e shtrimit në spital dhe vdekjet nga COVID-19 ka vazhduar të ulet edhe sot në Nju Jork.
Trendi në rënie në spitalet e koronavirusit vjen si një lehtësim i mirëseardhur për shtetin e Nju Jorkut, epiqendrën e shpërthimit në SHBA, ku kanë vdekur afro 14 000 njerëz, përfshirë 504 njerëz në 24 orët e fundit.
Cuomo paralajmëroi se gjërat nuk do të kthehen shpejt në kushtet para pandemisë.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA po i afrohet shifrës 40 000, më i larti në botë./atsh