Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, gjatë një interviste televizive foli për përmirësimin e tij shëndetësor, nga COVID-19.
Ai tha se, tani ndihem mirë por nuk jam në formë 100 %.
“Për fat të mirë kaloj ajo faza e keqe e virusit dhe këtë e konfirmojnë edhe dy përgjigjet negative”, – tha ai, ndërsa theksoi se 75% e të prekurve me COVID-19 nuk shfaqin simptoma të rënda.
“Kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët që kanë simptoma të ndryshme, si ndryshim në shije, apo dikush ka temperaturë vetëm dy ditë dhe pjesa më e madhe e këtyre simptomave dihet që shkaktohet nga COVID-19, por që nuk shfaqin probleme të rënda dhe nuk zgjasin në kohë dhe njerëzit nuk kërkojnë ndihmë më tej”, – tha ai.
Numri i të infektuarve të shëruar është më i madh se realiteti, u shpreh Brataj.
Duke u ndalur në disa shifra Brataj tha se, “nga data 1 prill deri më sot janë rreth 78 mijë thirrje të kryera për COVID-19 në numrin e telefonit të urgjencës 127”.
Ndërsa përdorimi i tamponëve nga data 1 prill deri më sot, shënon 668 raste, me pikun më të lartë të përdorimit në datën 9 prill, 75 tamponë. Dje ka qenë 43 numri i personave që kanë marrë tamponë.
“Unë shoh një rritje të numrit të thirrjeve tek 127 në fund të muajt mars dhe rreth vizitave që kemi bërë në datën 10 mars, kemi transportuar 397 të sëmurë me COVID-19 me një pikë (numri më të lartë) në 26 mars”, – tha Brataj.
Për sa i përket Shkodrës tha ai nga data 1 deri sot janë bërë 1 783 thirrje në numrin e telefonit 127 dhe kemi kryer 104 vizita në banesë nga të cilat 14 raste janë shtruar në spital. /atsh